Jo vetëm Lautaro Martinez, zbuloni për cilin lojtar tjetër zikaltër është interesuar Barcelona

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2020 | 20:08

Jo vetëm Lautaro Martinez, zbuloni për cilin lojtar tjetër zikaltër është interesuar Barcelona

Klubi i Barcelonës ka qenë në bisedime të vazhdueshme me Bebe Marotën në muajt e fundit kryesisht në lidhje me xhevahirin e ekipit zikaltër, Lautaro Martinez.

skriniar

Mirëpo, argjentinasi nuk është i vetmi që Barcelona kërkon të rrëmbejë nga skuadra e Interit, raporton “El Mundo Deportvio”, duke qenë se blaugranasit po kërkojnë një zëvendësues për Zherard Pike.

umtitiii

Prandaj dhe i kanë kërkuar informacion Marotës edhe në lidhje me mbrojtësin sllovak, i cili vlerësohet rreth 70 milionë euro dhe kontrata i skadon në vitin 2023.

Gjithsesi, fakti që Interi është interesuar më parë për mbrojtësin francez, Samuel Umtiti, mund të bëjë që të kemi një marrëveshje shkëmbimi për dy mbrojtësit, vazhdon më tej raportimi i gazetës spanjolle.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"