Jazxhi: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me bardheblutë, ja si kalon Teuta në fazën tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2024 | 10:40

Jazxhi: Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me bardheblutë, ja si kalon Teuta në fazën tjetër

Teuta dhe Tirana u ndalën në një barazim 0-0 në “Niko Dovana” në ndeshjen parë të zhvilluar në kuadër të Kupës së Shqipërisë në Durrës. Llogaritë e kualifikimit janë akoma të hapura dhe sot në Elbasan, do të vendoset gjithçka. Para kësaj ndeshje në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i durrsakëve, Artan Jazxhi, foli rreth ndeshjes, por dhe çfarë pret me Teutën ne vijimësi.Jazxhi

Sa vlera mori ajo fitore ndaj Erzenit?

Ishte një ndeshje tepër delikate. Ne na u donte patjetër që të fitonim atë ndeshje dhe falë Zotit morëm tri pikët. E rëndësishme ishte se u futem në fushë të mobilizuar dhe i kërkuam tri pikët.

Si është gjendja në skuadër?

Gjendja e skuadrës është shumë e mirë. Harmonia dhe çdo gjë është në rregull, tani shpresojmë që t’ia dalim me sukses në ndeshjen me Tiranën.

Në pesë ndeshje keni pësuar vetëm një humbje. Ekipi ka një ecuri pozitive në këto javë?

Mendoj se ka ndryshuar shumë, sepse Edi Martini e njeh mirë ambientin. Ka futur një frymë të re. Ne ja kemi dalë këto ndeshje dhe shpresojmë të vazhdojmë këtë ecuri, sepse jemi në pozita shumë të vështira.

Çfarë duhet të bëjë Teuta më shumë se ndeshjen e parë për t’u kualifikuar?

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm në çdo aspekt dhe në çdo repart, pasi në futboll mjafton një rast për të ndëshkuar. Lëvizjet tona duhet të jenë të mirë menduara dhe të mos lëmë shumë hapësira për kundërshtarin. Të dalim në lojën tonë do të jetëshumë e rëndësishme. Nëse arrijmë ta kontrollojmë lojën dhe shënojmë herët, do të ishte një plus shumë i madh për ne. Gjithashtu duhet të konkretizojmë rastet e krijuara dhe të jemi “blind” në prapavijë.

Në fundjavë përballë keni Dinamon, si e shihni?

Ndeshja me Dinamon do të jetë e vështirë, pasi e dimë që është një ekip i sikletshëm. Mendojmë se duhet të jemi të durueshëm, pasi është një ekip që mbrohet mirë dhe vështirë të çahet. Mendoj se do na duhet një strategji e mirë për të kaluar këtë ekip pasi duam të shfrytëzojmë momentin e mirë që e kemi. Shpresoj te një fitore.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"