Java e dytë e Superligës së Kosovës/ Ballkani dhe Llapi nuk falin në shtëpi, ja të gjitha rezultatet 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2023 | 19:00

Java e dytë e Superligës së Kosovës/ Ballkani dhe Llapi nuk falin në shtëpi, ja të gjitha rezultatet 

U luajtën ditën e sotme dy duelet e vlefshme për javën e dytë të Superligës së Kosovës. Kampionët e Ballkanit nuk falën në shtëpi duke mposhtur me rezultatin 2-0 Feronikelin.

Ballkani 

Berisha në minutën 45+1 dhe autogoli i Rrahmanit në të 67-tën i dhuruan fitoren skuadrës së Ilir Dajës. Ndërkohë fitore bindëse në shtëpi arriti edhe Llapi i Podujeves në përballjen ndaj Dukagjinit të Dallkut që përfundoi me rezultatin 3-0. Vlen të theksohet fakti se të 3 golat skuadra e Llapit i realizoi në pjesën e dytë dhe mbajnë firmën e Blakcorit, Hysenit dhe Selimit.  

Kujtojmë që ditën e djeshme u zhvilluan edhe dy përballjet Liria-Drita që u mbyll në barazim 0-0 dhe Malisheva-Fushë Kosova që përfundoi me rezultatin tenistik 6-1. Kjo javë do të mbyllet me duelin Gjilani-Prishtina i plafinikuar për t’u zhvilluar ditën e nesërme.  

renditja

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"