Java e 24-t e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Mars 12, 2018 | 22:02

Java e 24-t e Superiores/ Formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët

Vlerësim i “Panorama Sport”

Kategoria Superiore luajti këtë javë ndeshjet e javës së 24-t. “Panorama Sport” ju sjell vlerësimet për këtë javë, me formacionet dhe trajnerët më të mirë e më të dobët.

FORMACIONI MË I MIRË

formacioni me i mire

TRAJNERI MË I MIRË – KLEVIS DALIPI

Të ngresh moralin te skuadra e Partizanit nuk është aspak e lehtë, por Klevis Dalipi duket se ka rikthyer optimizmin në kampin e kuq. “Demat” kanë triumfuar me lojë bindëse ndaj Luftëtarit, skuadrës më në formë në javët e fundit të Superiores dhe tani e shohin veten vetëm një pikë larg vendit të tretë. Morali në prag të ndeshjes së radhës në transfertë me Vllazninë është i lartë dhe synohet ruajtja e rezultateve pozitive

dalipi

FORMACIONI MË I DOBËT

 

formacioni me i dobet

TRAJNERI MË I DOBËT – HASAN LIKA

Luftëtari nuk arriti që të ruante ritmin e rezultateve pozitive të javëve të fundit dhe në kryeqytet ndaj Partizanit u pa një skuadër e lodhur. Lojtarët më të mirë të bluzinjve, si Abazaj dhe Bregu, kanë stonuar në fushë dhe në fund skuadra ka humbur në shifrat 3-0. Gjithsesi, diferenca me vendin e tretë është vetëm dy pikë dhe tani trajneri Lika duhet të punojë në aspektin psikologjik me lojtarët e tij.






www.minuta90.com