Jasir Asani, 90 minuta larg kalimit tek AIK Stokholmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2019 | 22:01

Jasir Asani, 90 minuta larg kalimit tek AIK Stokholmi

Jasir Asani nuk u preferua në derbi nga ish-trajneri Franko Lerda, ndërsa dje 24-vjeçari ishte kthyer si titullar në fushë nga dyshja e stafit teknik, Kalari-Tomori. 

jasir asani

Sulmuesi i të kuqve po shijon ditët e fundit me fanellën e kuqe, pasi dihet se nga 1 jarani i 2020-ës do të kalojë në Suedi tek AIK Stokholmi. Asanit i kanë mbetur edhe 90 minutat e ndeshjes së 22 dhjetorit me Vllazninë për t’u përshëndetur me kampionët në fuqi.

Sulmuesi nga Shkupi pati mundësi dje që të linte gjurmë dhe të kontribuonte për “demat” edhe në minutat e fundit që i kanë mbetur me fanellën e kuqe, por shpërdoroi shumë.

Shpresohet që atë që nuk e realizoi dje, Jasir Asani ta bëjë në ndeshjen përshëndetëse të së dielës ndaj Vllaznisë, takim i cili do të luhet në “Selman Stërmasi” duke mbyllur edhe axhendën për vitin 2019. Partizani e ka huazuar Asanin në Suedi deri në qershor, ku më pas AIK Stokholm ka të drejtën e blerjes së kartonit të sulmuesit 24-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"