“Jam shumë i zhgënjyer nga kjo mënyrë loje”, Magani: As që e kisha menduar….

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2019 | 17:26

“Jam shumë i zhgënjyer nga kjo mënyrë loje”, Magani: As që e kisha menduar….

Humbja mund të vijë nga mënyra të ndryshme në një ndeshje futbolli, por Besa është një skuadër që i pëlqen të krenohet me lojën dhe shpesh vëmendja e saj për rezultatin i del në plan të dytë.

gugash magani

Për “Panorama Sport”, trajneri i verdhezinjve, Gugash Magani, ka theksuar se as që e çonte ndërmend humbjen para ndeshjes me Lushnjën.

“Jam shumë i zhgënjyer nga kjo mënyrë loje e skuadrës. Siç na ka ndodhur shpesh, kemi humbur raste që askush nuk t’i fal. Në mënyrën më naive i kemi shpërdoruar këto raste dhe jemi ndëshkuar. Mbetëm thuajse pa sulm, sepse na mungonte Onuh dhe na u dëmtua Cara shumë shpejt. Vetëm me Çelhakën përpara, pritshmëria për fitore, ndonëse besova vërtet shumë deri në fund, na u sfumua”, tha trajneri peqinas i Besës pas humbjes në Pezë-Helmës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"