Ivan Balliu mendon edhe për të ardhmen, mbrojtësi i Kombëtares diplomohet si drejtor sportiv

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2024 | 20:26

Ivan Balliu mendon edhe për të ardhmen, mbrojtësi i Kombëtares diplomohet si drejtor sportiv

Mesa duket Ivan Balliu po përgatitet që tani pas “pensionimit” nga futbolli i luajtur.

isak balliu

Mbrojtësi i djathtë i ekipit kombëtar është diplomuar si drejtor sportiv në Spanjë. Kështu, kur Balliu të ndalet së luajturi futboll, mendon të zgjedhë rrugën në këtë rol. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale.

WhatsApp Image 2024-04-04 at 8.19.42 PM

Gjithsesi, mbrojtësi 32-vjeçar ka të paktën edhe një vit kontratë me Rajo Vajekanon dhe nuk duket se ka ndër mend të largohet shpejt nga fushat e lojës, duke pasur parasysh formën që po kalon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"