Italia zbret sërish në fushë, rikthehen “big”-ët kundër Ekuadorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 8:48

Italia zbret sërish në fushë, rikthehen “big”-ët kundër Ekuadorit

Dy stërvitje dhe Italia do të jetë përsëri në fushë të dielën mbrëma për miqësoren e dytë dhe të fundit përtej oqeanit. Pasi mundën Venezeuelën, jo pa vështirësi, ekipi i Spaletit do të përballet me Ekuadorin.

italia

Do të ketë shumë ndryshime krahasuar me ndeshjen e parë dhe Spaleti do të riktheje atë që duhet të jetë formacioni titullar edhe në Eurpian. Donaruma dhe Retegi nuk preken, teksa në mbrojte do të luajnë Bastoni dhe Mançini. Në mesfushë titullarët do të jenë Barela dhe Zhorzhinjo, ndërkohë që nga minuta e parë do të luajnë edhe Pelegrini e Kieza.

Edhe këtë herë “Axurrët” do të testojnë 3-4-2-1-shin që kundër Venezuelës nuk rezultoi aq frytdhënës, sidomos për shkak të gabimeve individuale të cilat të dielën mbrëma Spaleti nuk do të dëshirojë t’i shohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"