“Ishte penallti e pastër”, ironia e Çelës: E di që nuk është lajm nëse Kastrioti bie nga kategoria, por duhet të kenë respekt për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2023 | 15:16

“Ishte penallti e pastër”, ironia e Çelës: E di që nuk është lajm nëse Kastrioti bie nga kategoria, por duhet të kenë respekt për lojtarët

Kastrioti dhe Teuta kanë ndarë pikët në stadiumin e Kamzës në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Pas sfidës ka folur trajneri i krutanëve, Emiljano Çela.

bandicam 2023-03-10 15-10-51-495

“Tani luftojmë për mbijetesë, luanim ndaj ekipit më të fortë të momentit, patëm më shumë qarkullim. Pati pasiguri, probleme, pati probleme me kartonin e kuq. Dhamë maksimumin, Rexhinaldo dhe Selmani bënë shumë mirë. Për mua ishte një penallti e pastër, arbitri nuk e dha. Nuk është aspak lajm nëse Kastrioti bie nga Kategoria, por duhet të ketë më shumë respekt për këta djem. Të mbajmë entuziasmin, pasi unë e konsideroj fitore këtë të sotmen. Ne patëm probleme sot, ne si trajnerë mundohemi ta ndihmojmë ekipin, i karikojmë kur duhet, kur janë mirë iu themi të ruajnë qetësinë, jemi shumë afër dhe fryhen nga të gjitha anët. Sot bëmë një ndeshje perfekte, bëmë më të mirën e mundshme. Fusim lojtarë jashtë pozicionit, nuk zhbëjmë dot asgjë. Është problem për ne trajnerët”, u shpreh ai për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"