Ish-mbrojtësi rikthehet te Shkëndija e Tetovës, ja çfarë roli do të luajë Ardian Cuculi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2023 | 15:32

Ish-mbrojtësi rikthehet te Shkëndija e Tetovës, ja çfarë roli do të luajë Ardian Cuculi

Ish-mbrojtësi Ardian Cuculi është rikthyer tek Shkëndija e Tetovës, por kësaj here në një tjetër rol. Ai do të jetë përgjegjësi i departamentit të sportit. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi për shtyp.
Cuculi
Njoftimi i Shkëndijës:   

 

Ardian Cuculi rikthehet në klub, tashmë si përgjegjës në departamentin e sportit.

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon angazhimin e Ardian Cuculit. Ish-kapiteni rikthehet në klub tashmë në pozicionin e përgjegjësit për departamentin e sportit.

Gati një dekadë pjesë e Shkëndijës në katër periudha të ndryshme, një kohë kapiten i ekipit, një prej futbollistëve me më shumë paraqitje në fanellën kuqezi, fitues i 5 trofeve me Shkëndijën (2 tituj kampion, 2 Kupa dhe 1 Super Kupë), Ardian Cuculi sërish vihet në shërbim të klubit, tashmë si përgjegjës i departamentit të sportit.
Ambiciet e Shkëndijës mbeten ngritja e klubit në nivele më të larta dhe  Ardian Cuculi pritet të jep kontributin e tij në këtë drejtim

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"