Ish-legjenda e Juventusit “bekon” serbin: Vlahoviç do të sjellë gola, por duhet një… mesfushor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 11:34

Ish-legjenda e Juventusit “bekon” serbin: Vlahoviç do të sjellë gola, por duhet një… mesfushor

Ish-mesfushori legjendar i Juventusit dhe i kombëtares së Italisë, Marko Tardeli, është i bindur se bardhezinjtë kanë bërë goditjen e duhur në sulm, por ndërkohë nevojitet edhe diçka më shumë në mesfushë:

TARDELI

“Dushan Vlahoviç nuk ka dyshime se është një sulmues i madh dhe se do të sjellë gola të rëndësishëm në Torino. Problemi është se vetëm serbi nuk mjafton, duke qenë se deri në sulm nevojitet cilësi për të shkuar.

Prandaj, ideja është që vërtet Vlahoviç i Meriton paratë që janë shpenzuar për të, por nëse Juventusi do t’i shtojë skuadrës edhe një mesfushor me tipare organizuese të rëndësishëm, sigurisht që blerja e bomberit të Fiorentinës do të ishte më e kompletuar.

Sa gola pres të shënoja Vlahoviç? Nuk ka rëndësi numri i golave, rëndësi ka pesha që futbollisti vë në zonën e golit, sepse sulmues është ai që bën të shënojë edhe kolegun e repartit, jo vetëm çfarë feston vetë”, u shpreh Marko Tardeli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"