Ish-kapiteni i Shpresave me ekip të ri, firmos për skuadrën greke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2019 | 12:38

Ish-kapiteni i Shpresave me ekip të ri, firmos për skuadrën greke

Ardit Tola ka zgjedhur skuadrën e re, ku ai do të vazhdojë karrierën e tij.ardit tola

22-vjeçari ka kaluar te skuadra greke e Kalamata, e cila militon në kategorinë e dytë. Lojtari i Shpresave luajti sezonin e fundit për Hanian, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re.

Mbrojtësi i djathtë ka luajtur në akademinë e gjigandëve grekë të Olimpiakosit, teksa zhvilloi edhe përgatitjet me ekipin e parë në verë të vitit 2017.

Sipas mediave greke, marrëveshja mes palëve është arritur, dhe Tola tashmë do të luajë në radhët e Kalamata.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"