Ish-futbollistja qesh me shaka tronditëse të Xho Barton, pasi tha se ajo “nuk duhet të komentojë lojën e meshkujve”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2023 | 16:21

Ish-futbollistja qesh me shaka tronditëse të Xho Barton, pasi tha se ajo “nuk duhet të komentojë lojën e meshkujve”

Në një “story” në Instagram, ish-futbollistja Aleks Skot, tani në rolin e komentatores, dhe një koleg i panjohur dëgjohen duke qeshur me komentet e Barton. Xho Barton ka thënë se Skot “nuk duhet të komentojë lojën e meshkujve” në një shaka të re seksiste.

MixCollage-08-Dec-2023-04-17-PM-1866

Në klip, Skot pyet: “Kë po intervistoni?”

Kolegu i përgjigjet: “Po të intervistoj në fakt”.

Skot thotë: “Oh je ti? Për çfarë po flasim, Xho Barton?”

Shakaja e zgjuar bëri që kolegu i Scot të shpërthejë në të qeshura.

Gjatë karrierës së saj në futboll, Skot fitoi tetë tituj kampion, tre Kupa WSL dhe shtatë Kupa FA.  Skot gjithashtu fitoi Ligën e Kampionëve një herë, dhe dy Superkupa.

Megjithatë, Barton nuk beson se ajo është mjaft e kualifikuar për të folur për futbollin e meshkujve.

Kur u pyet nga Piers Morgan për komentin e saj, ai tha: “Ajo nuk ka luajtur në të. Njëri është 200 vjeç dhe një rreth 40 vjeç. Janë të njëjtat rregulla, por futbolli ka të bëjë më shumë se rregullat. Lojërat janë me dy shpejtësi të ndryshme”.

Barton tha se ishte njësoj sikur ai të komentonte në Formula 1 vetëm sepse mund të drejtonte një makinë.

Të mërkurën, ish-ylli i Mançester Sitit dhe Njukasëllit pretendoi se gratë nuk janë të kualifikuara për të folur për ndeshjen e meshkujve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"