Interi gjen pasuesin e mundshëm të Skriniarit, zikaltërit nisin tratativat për mbrojtësin anglez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 8:59

Interi gjen pasuesin e mundshëm të Skriniarit, zikaltërit nisin tratativat për mbrojtësin anglez

Largimi i Milan Shkriniarit do të lërë një boshllëk jo të vogël në prapavijën zikaltër dhe drejtuesit e Interit janë të vetëdijshëm për këtë. Për këtë Marota dhe Auzilio kanë nisur gjuetinë për të gjetur pasardhësin e sllovakut dhe emri i fundit i dalë në skenë është ai i Tosin Adarabiojo.

tosin_adarabioyo

Në të shkuarën në ndjekje të 25-vjeçarit kanë qenë edhe Napoli e Juventusi, por tashmë për të konkurrentët janë Monako e Olimpik Marseja.

Anglezi është rritur në akademinë e Mançester Sitit dhe pas debutimit si 18-vjeçar në kampionat, është bërë edhe titullari më i ri “Qytetarëve” që kur kishte 19 vite e 73 ditë.

Prej 2020-ës ama, mbrojtësi anglez është pjesë e Fulhamit dhe ka qenë faktor kryesor në ngjitjen e klubit në Premier Ligë, aty ku sot është një nga mbrojtësit më të shpejtë të saj.

195 centimetrat e bëjnë një profil më se interesant dhe të pëlqyeshëm në Milano mbi të gjitha për lojën në ajër, ashtu si edhe kushtet e tij. Kontrata i skadon në qershor dhe Seria A i pëlqen, një kombinim ideal për Marotën që nuk do të shpenzonte asnjë qindarkë për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"