Interesimi i jashtëzakonshëm, FFK njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen ndaj…  

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2023 | 20:53

Interesimi i jashtëzakonshëm, FFK njofton se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen ndaj…  

Interesim i jashtëzakonshëm për duelin special mes Kosovës dhe Zvicrës që do të zhvillohet më datën 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.  

666655

Nëpërmjet një njoftimi Federata Kosovare e Futbollit ka bërë me dije se janë janë shitur të gjitha biletat dhe stadiumi do të jetë me kapacitet maksimal në përballjen ndaj përfaqësueses helvete.  

Në momentin e daljes në shitje, biletat janë shitur brenda pak orëve online. Ky interesim i madh nga tifozët është një shenjë e fortë e përkrahjes së fuqishme ndaj përfaqësueses së Kosovës, që bën pjesë në Grupin I të kualifikueseve së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën.  

NJOFTIMI ZYRTAR I FFK: 

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Zvicër
Janë shitur brenda pak orëve të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese për Euro 2024 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Edhe kësaj radhe interesimi i tifozëve për të siguruar një biletë për ndeshjen e Dardanëve ka qenë i madh, derisa të gjitha biletat janë shitur përmes platformës online.
Ky interesim i madh nga tifozët është një shenjë e fortë e përkrahjes së fuqishme ndaj Kombëtares së Kosovës. FFK falënderon të gjithë opinionin për këtë mbështetje që i jep ekipit kombëtar dhe i inkurajon ata që nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për këtë ndeshje që të vazhdojnë ta mbështesin Kombëtaren me zemër.
Njëherësh FFK shpreh keqardhje për të gjithë ata që kësaj radhe nuk kanë arritur të sigurojnë bileta dhe kërkon mirëkuptimin e tyre, duke shpresuar që do të kënaqen me lojën dhe rezultatin e favorshëm të Dardanëve në ndeshjet e shtatorit.
Në këtë atmosferë të ngrohtë, FFK fton tifogrupin Dardanët që të jenë bartës të një atmosfere të paharrueshme dhe të ndihmojnë në krijimin e një atmosfere pozitive dhe korrekte në stadium më 9 shtator.
Le të bashkohemi për të mbështetur Kombëtaren dhe ta bëjmë këtë ndeshje një moment të paharrueshëm për të gjithë.
PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"