Imazhi i tij me arbitrin bëri xhiron në rrjet, vjen reagimi i Erling Halandit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 19:58

Imazhi i tij me arbitrin bëri xhiron në rrjet, vjen reagimi i Erling Halandit

Mançester Siti nuk arriti të mposhte Totenhemin në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premier Ligë, duke dalë nga stadiumi “Etihad” me një pikë.MixCollage-04-Dec-2023-03-52-PM-4119

Në minutatë e fundit të sfidës, “Qytetarët” mund të fitonin, por arbitri Simon Hoper nuk i lejoi. Teksa Grilish ishte ballë për ballë me portierin, arbitri dha faull tek zona e Siti duke bërë që të ndalonte loja. Sulmuesi Erling Haland shkoi menjëherë tek ai për të protestuar dhe u ndëshkua me karton të verdhë. Imazhi i Halandit ka bërë xhiron në rrjet që nga dita e djeshme.

Fytyra që ai bëri kundër arbitrit është pikturuar dhe duket se Haland e ka pëlqyer duke e shpërndarë në profilin e tij në “Twitter”.

“Kjo më bëri të buzëqesh për herë të parë sot”(Wtf that made me smile for the first time today) shkruan norvegjezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"