Idrizi: “Gashi” u nxitua, Mezani do jetë trajneri i ri

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 26, 2016 | 9:31

Idrizi: “Gashi” u nxitua, Mezani do jetë trajneri i ri

I kontaktuar dje nga “Panorama Sport” në linjë telefonike nga Turqia, Sinan Idrizi shpreh keqardhjen për dorëheqjen e trajnerit Gugash Magani. Administratori i Flamurtarit tha se me teknikun kishte një projekt trevjeçar dhe se peqinasi u nxitua me vendimin e tij.

sinan idrizi

“Më vjen shumë keq që Gugash Magani nuk është më pjesë e projektit tonë. Ai është njeri me vlera të jashtëzakonshme. Largimi i Maganit është një vlerë e humbur për Flamurtarin dhe Vlorën. I uroj suksese kudo që të shkojë dhe kam bindjen se do të ketë sukses kudo që do jetë. Nuk ndryshoj asnjë konsideratë që kam për Gashin.

Them se me këtë vendim u nxitua pak. Me të kishim një projekt trevjeçar, por gjithsesi projekti ynë vijon. Edhe një herë i uroj suksese Maganit dhe e falënderoj shumë për punën e bërë. Është një njeri me vlera dhe unë kam konsiderata të larta për të”, tha Idrizi.

Idrizi bëri të ditur se Gentjan Mezani do të jetë trajneri i ri i ekipit. “Trajneri i ri do të jetë vlonjat. Nuk do të marrim as të huaj dhe as nga rrethe të tjera të vendit. Gentjan Mezani do të jetë trajneri i Flamurtarit deri në fund të sezonit”, tha Idrizi.






www.minuta90.com