I shumëkërkuar në merkato, futbollisti i Skënderbeut mund të rikthehet te Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2018 | 12:04

I shumëkërkuar në merkato, futbollisti i Skënderbeut mund të rikthehet te Flamurtari

Trajneri Ilir Daja parashikohet që të marrë vete nga Skënderbeu edhe ndonjë lojtar. Njëri prej tyre është mbrojtësi Mici, i cili ka qenë pjesë e kuqezinjve në sezonet 2012-2014. Gledi Mici shikohet gjithnjë e më shumë afër Flamurtarit. Duke qenë se publikoi divorcin me Skënderbeun, trajneri Daja dhe drejtuesit e Flamurtarit kërkojnë ta bëjnë pjesë të tyren.

gledi mici

Daja do të afrojë disa nga lojtarët që i ka pasur te Skënderbeu, ku përveç ish-mbrojtësit flitet edhe për Radasin dhe Muzakën, gjithsesi mbetet për t’u parë. Mbrojtësi 27-vjeçar thuhet se ka oferta edhe nga jashtë vendit, por akoma nuk ka vendosur për të ardhmen. Në të shkuarën Mici ka zhvilluar 65 ndeshje me Flamurtarin, ku ka shënuar edhe një gol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"