I pamposhtur në 33 ndeshje, Novak Xhokoviç humb kundër tenistit italian në gjysmëfinalen e Australia Open
Xhanik Siner ka mposhtur Novak Xhokoviçin në gjysmëfinalen e Australian Open.
Tenisti arriti të fitojë dy setet e para, ndërsa i treti shkoi për serbin. Gjithçka u vendos në setin e katërt ky Siner nuk gaboi dhe arriti të fitonte ndaj Xhokoviçit.
Kjo është një arritje historike për tenistin pasi mposhti Xhokoviçin i cili kishte 33 ndeshje pa humbur në këtë turne.
For the first time in 2,195 days, Novak Djokovic has been defeated at the Australian Open
— Barstool Sports (@barstoolsports) January 26, 2024
Tashmë në finale Xhanik do të përballet me fituesin mes Medvedevit dhe Zverevi.
Rikujtojmë që kur Xhokoviç fitoi për herë të parë Australian Open, Siner ishte vetëm 6 vjeç e gjysmë. Kanë kaluar 16 vite dhe ai ia doli ta mposhte tentistin serb. Tashmë italiani do të mbahet përgjithmonë!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"