“I lumtur te Luftëtari se flasin greqisht”, Paiteris: Shqipëria, një trampolinë për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2019 | 17:10

“I lumtur te Luftëtari se flasin greqisht”, Paiteris: Shqipëria, një trampolinë për mua

Luftëtari i sezonit të ri futbollistik merkaton e verës e nisi me afrimin e portierit grek Panajotis Paiteris. Një emër i njohur i Kategorisë së Parë në kampionatin fqinj, pjesë e AEL Larisës.

PAITERIS

“U bëra pjesë e Luftëtarit këto ditë përgatitjesh verore me qëllimin e vetëm për të qenë pjesë e një aventure më të suksesshme. Për mua personalisht është ndjesi e veçantë si lojtar profesionist, që në vazhdimësi të formohem në radhët e skuadrës së Luftëtarit. Shpresoj se kjo skuadër me grupin aktual të lojtarëve do të jetë në nivele të larta të futbollit shqiptar. Më vjen mirë që jam këtu, pasi kam gjetur një grup lojtarësh të rinj me dëshirën për t’u stërvitur sistematikisht. Në radhët e lojtarëve të Luftëtarit ka nga ata që flasin greqisht, një arsye më shumë për mua si portier për t’u marrë vesh më mirë në fushën e lojës me mbrojtësit dhe të tjerët. Me seriozitetin tim dhe me ndihmën e skuadrës, besoj se do të kem mundësinë që aventura me Luftëtarin të rezultojë një ‘trampolinë’ për nivele më të larta”, deklaroi 22-vjeçari Paiteris.

luftetari-skenderbe2

PËRGATITJET 

Sot Luftëtari hyn në javën e dytë të përgatitjeve verore. Objektivi i vetëm është konkurrimi dinjitoz në elitën e futbollit shqiptar. Një mision i vështirë, por jo i pamundur, duke marrë në konsideratë hallet e shumta që përjeton Kategoria Superiore këto ditë të nxehta gushti. Ndërkaq, sot priten të jenë lojtarët nën kontratë me Luftëtarin, si dhe të rinjtë e ardhur në provë, ata të cilët morën nota pozitive pas testit të së shtunës.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"