“I kënaqur me barazimin”, Lika: Ëndërroj të rikthehem te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 16:17

“I kënaqur me barazimin”, Lika: Ëndërroj të rikthehem te Partizani

Griseld Lika, lojtari i Luftëtarit, ka folur menjëherë pas barazimit të skuadrës së tij me Teutën, për mikrofonin e “Supersport”. Ai u shpreh i kënaqur me pikën e marrë dhe e thotë hapur që skuadra ka nevojë për perforcime.

bandicam 2019-11-09 16-03-33-009

Barazimi? “E dinim forcën e kundërshtarit, pasi Teuta është pretendete për kampionatin. U mbrojtëm mirë dhe donim fitoren, por edhe barazimi na kënaq”.

E ardhmja? “Superiorja është e vështirë dhe një trampolinë për lojtarët e rinj dhe unë dua të bëj paraqitje të mira për të siguruar mbijetesën. Ëndrra e çdo lojtari është të shkoj aty ku ka shtëpinë (Partizani), por dua të falënderoj Luftëtarin për besimin që më ka dhënë dhe trajnerin për minutat.

Përforcime? “Superliga përballohet me shumë  lojtarë me eksperiencë, pasi në kemi shumë lojtarë të rinj dhe në merklato na duh n 2-3 lojtarë që kanë eksperiencën e duhur”.

 /PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"