Humbja me përmbysje në Kupë, Nevil Dede: Falëm, duhet përmirësuar personaliteti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2023 | 21:15

Humbja me përmbysje në Kupë, Nevil Dede: Falëm, duhet përmirësuar personaliteti

Nevil Dede nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes. Trajneri ka vënë në pah gabimet e bëra nga skuadra në mbrojtje dhe në sulm.

NEVIL DEDE

“Jam shumë i zhgënjyer. Te të tre golat që pësuam ishim shumë ‘soft’. Janë gabime individuale, por edhe si skuadër. Jemi një skuadër që nuk po tregojmë personalitetin e duhur. Duhet të jemi më të egër në të dyja fazat e lojës, ajo që thashë që në fillim.

Duhet ta mbyllim ndeshjen, duke shënuar më shumë me rastet që krijojmë. Por edhe të marrim gol në situata që s’janë të rrezikshme, nuk është mirë. Nevoja për qendërsulmues? Unë e kam thënë, gjithmonë ka vend për përmirësim dhe kjo skuadër realisht ka nevojë për shumë përmirësim.

Por mbi të gjitha duhet të përmirësojmë mentalitetin si skuadër, për mënyrën si sillemi në fushë. Për ta menaxhuar ndeshjen më mirë duhet të tregojmë personalitetin e duhur edhe individët edhe skuadra. Nuk e kam parim që të merrem me individë dhe t’i fajësoj ata.

Fajësoj mbi të gjitha veten dhe pastaj skuadrën. E mbyllur me 1-3? Janë edhe 90 minuta, gol fushe nuk ka dhe siç gabuam ne, mund të gabojë dhe kundërshtari.

Çdo gjë mund të ndodhë, por me paraqitje të tillë është e vërteta. Falëm një ndeshje që nuk meritonim të humbnim në këtë mënyrë. Kur bën të tilla gabime ndoshta meriton të marrësh një shuplakë të tillë”, përfundoi tekniku i bluve për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"