Humbja me Dinamon “djeg”, Teuta plotësohet kundër Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 15:12

Humbja me Dinamon “djeg”, Teuta plotësohet kundër Laçit

Teuta pësoi një humbje që dhemb kundër Dinamos në kryeqytet, por nuk është momenti për dekurajim në kampin durrsak. Nga ajo ndeshje duhen nxjerrë mësimet e duhura për të mos bërë të njëjta gabime në vazhdim të kampionatit.

dinamo teuta

“Djemtë e Detit” nuk duhej ta mbyllnin me atë rezultat ndeshjen e së mërkurës, pasi patën një penallti në favor, madje e gjuajtën dy herë. Po ashtu, durrsakët shpërdoruan edhe mundësi të tjera shënimi dhe në fund u ndëshkuam nga kundërshtari. Në Durrës e ndiejnë akoma dhimbjen e asaj humbjeje, një ditë pas ndeshjes zhgënjimi ishte i madh në skuadër, por gjithsesi tani të gjithë do të mundohen të mbledhin forcat për të luftuar deri në fund. Nga analiza e bërë është evidentuar fakti se duhej më shumë vëmendje në rastin që Dinamo shënoi dhe po ashtu duhej më shumë kthjelltësi në rastet e krijuara.

LAÇI – Tani e gjithë vëmendja ka kaluar te përgatitjet për ndeshjen e radhës me Laçin. Skuadra dje u stërvit e ndarë në dy grupe. Lojtarët e aktivizuar titullarë kundër Dinamos zhvilluan një seancë rikuperimi, kurse pjesa tjetër bëri përgatitje intensive. Durrsakët shkojnë me një skuadër të plotë në ndeshjen me Laçin. Rikthehet edhe Ergis Arifi, i cili shleu pezullimin për shkak të kartonëve.

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"