Humbja e parë për Pogradecin pas gati 4 muajsh e gjysmë, trajneri Abazaj: Apolonia fitoi me 2 goditje, këtë ndeshje e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 9:50

Humbja e parë për Pogradecin pas gati 4 muajsh e gjysmë, trajneri Abazaj: Apolonia fitoi me 2 goditje, këtë ndeshje e…

Ardian Abazaj, trajner i Pogradecit, provon humbjen e parë në kampionat të ekipit të tij, pas gati 4 muajsh e gjysmë. Jo shumë i qetë pas ndeshjes, Abazaj shprehet se ekipi i tij ka luajtur shumë më mirë se Apolonia, por ka rezerva për sulmin.Abazaj222

“Së pari, kjo ndeshje i përmbushi pritshmëritë e saj me numrin e tifozëve në stadium dhe atmosferën e ndezur, që rrallë ndodh në Kategorinë e Parë. Sa i përket lojës, ne e dinim që na priste një ndeshje e vështirë, me një rival direkt dhe të motivuar pas disa rezultateve radhazi pozitive që ata kanë arritur.

Por, nga ajo që u pasqyrua në fushë, u pa dukshëm që ne e dominuam kundërshtarin në gati 90% të ndeshjes. Ata shkuan 2 herë në portë dhe shënuan 2 gola. Po, është e vërtetë që po hasim probleme në finalizim, dukuri që u shfaq edhe sot (dje) dhe ne do të ndalemi për ta përmirësuar këtë defekt që nga takimi i radhës. Për mua, këtë ndeshje më shumë se e fitoi Apolonia, e humbi Pogradeci.pogradeci

Megjithatë, na duhet të shohim përpara dhe kam bindje të padiskutueshme që Pogradeci ka grupin, përvojën dhe potencialin e duhur për të arritur objektivin e ngjitjes në Superligë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"