Humbën të tre, ja notat e Berishës, Strakoshës dhe Hysajt në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2018 | 17:49

Humbën të tre, ja notat e Berishës, Strakoshës dhe Hysajt në Ligën e Europës

E vlerësuar me 5.5 paraqitja e Etrit Berishës në sfidën ndaj Borusias së Dortmundit. “Një mbrëmje jo shumë pozitive ajo e gjigandit shqiptar i cili në rastin e golit të parë vendës ishte krejt pa faj, ndërsa në goditjen që solli barazimin e përkohshëm 2-2 mund të bënte diçka më shumë.

berisha

Tentativa e Batshuait nuk ishte e pamundur, por 28- vjeçari reagoi me vonesë duke pësuar golin që shtoi shpresat e Dortmundit për përmbysje”, ka qenë ky argumentimi i mediave italiane në vlerësimin e gardianit të Atalantës.

Gulam po riaftësohet nga një tjetër dëmtim, por Elseid Hysaj nuk lë vend për pendesa, me Sarrin që i beson rishtazi të majtën e mbrojtjes. Paraqitja e tij dje kundër Lajpcigut u vlerë- sua me notën 6, falë kontributit të jashtëzakonshëm të shqiptarit në të dyja fazat për 54 minutat që qëndroi në fushë, duke bllokuar si duhet të rrezikshmin Sabicer.

Hysaj

Jo më kot me zëvendësuesi Mario Rui “kontribuoi” dukshëm në dy nga tre golat e miqve me Napolin që, me Hysaj në fushë, dukej sikur do ta fitonte takimin.

Lacio humbi minimalisht në Rumani ndaj Steauas, por rezultati mund të kishte qenë edhe më i rëndë po të mos ishte Thomas Strakosha, falë të cilit diskutimi për kualifikimi do të vendoset në Romë pas një jave. Paraqitja e portierit shqiptar u vlerësua me notën 6 për arsye se:

Strakosha555

“Në pjesën e parë gaboi disa rivënie fundore, teksa nuk pati asnjë faj në golin e Gnoheresë. Në pjesën e dytë ndali disa tentativa të vendësve, ku për t’u veçuar është ajo ndaj Budeskut në goditje dënimi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"