Horoskopi 8 Dhjetor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2022 | 22:41

Horoskopi 8 Dhjetor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju

HOROSKOPI PËR DITËN E SOTME/ E ENJTE, 8 DHJETOR 2022 –

HOROSKOPI

DASHI

Do të kaloni momente shumë romantike me njeriun e zemrës, ndërsa do të provokoni zilinë e njerëzve që do të rrethojnë me marrëdhënien aq harmonike që keni krijuar në çift.

DEMI

Do të ndesheni me një fazë të mërzitshme dhe të zbrazët në marrëdhënien tuaj në çift, ndaj përpiquni të përqendroheni më shumë dhe të shmangni të harxhoni energjitë.

BINJAKËT

Fati do t’ju trokas duke ju sjell shanse të reja për të kontribuar për të ardhmen në marrëdhënien tuaj në çift. Do të keni mundësi të kaloni momente të bukura me të dashurën/in.

GAFORRJA

Nuk do të mungojnë rastet për të kënaqur egon tuaj duke shkëlqyer veçanërisht në fushën e dashurisë, jo vetëm nga idetë tuaja por edhe nga imazhi që dispononi.

LUANI

Nuk duhet të përdorni tone të ashpra ndaj partnerit/es. Mundohuni t’i jepni një dorë dhe të gjeni së bashku një zgjidhje të mirë. Beqarët pa u lodhur shumë do e gjejnë princin e tyre të kaltër.

VIRGJËRESHA

Duhet të sforcoheni dhe të impenjoheni për të ndryshuar jetën tuaj në çift. Shmangni kontradiktat me partnerin/en, sepse jeni duke kaluar një situatë grindjesh.

PESHORJA

Do të keni mundësi të kuptoni se cilët janë kufijtë tuaj dhe të adaptoni “masat” e duhura në marrëdhënien në çift. Do të vendosni një datë të rëndësishme në raportin tuaj.

AKREPI

Me ndihmën e yjeve do të keni mundësi për të sqaruar argumente të ndryshme me partnerin/ en dhe të gjeni dialogun dhe dëshirën për të ndarë momente të përbashkëta.

SHIGJETARI

Këtë fazë do ta filloni me pak entuziazëm, por mundësia për të përmirësuar performancën e të ardhurave tuaja ekonomike do t’ju jap vendosmërinë e nevojshme për të luftuar me çdo mjet.

BRICJAPI

Do të jeni pak të fyes ndaj partnerit/ es tuaj, do t’i bëni pyetje shumë intime të cilat i përkasin një marrëdhënie të tij të shkuar, ndërsa do ta vini shumë në siklet.

UJORI

Nëse diçka nuk shkon ashtu siç ju dëshironi nuk duhet të kapeni apo fajësoni partnerin/en sepse në të vërtetë situata nuk do të ketë të bëjë me paaftësinë se sa me ngarkesën e madhe në punë.

PESHQIT

Mundohuni që këtë ditë t’ia dedikoni njeriut tuaj të zemrës, pasi kohët e fundit për shkak të angazhimeve në punë e keni lënë pak pas dore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"