Historia/ Nga kuajt te imobiliaret, ja bizneset e Luis Enrikes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2022 | 13:36

Historia/ Nga kuajt te imobiliaret, ja bizneset e Luis Enrikes

Kombëtarja spanjolle përjetoi një ditë të fundit të fazës së grupeve plot nerva dhe tension në Botërorin e Katarit. Për tre minuta, djemtë e Luis Enrikes ishin të eliminuar, por në fund gjithçka u qetësua.

LUIS ENRIKE 1

Dhe tani e gjithë vëmendja është te sfida e sotme kundër Marokut e vlefshme për në 1/8-at e finaleve. Lojtarët e Spanjës janë ata që zbresin në fushë, por fokusi në çdo kohë ka qenë te trajneri, Luis Enrike.

Për të, mediat spanjolle kanë shkruar gjithçka, që nga karriera sportive dhe tani profesionale, deri te të panjohura të tjera që kanë të bëjnë me jetën e tij jashtë futbollit.

Mediat spanjolle kanë zbuluar disa nga të fshehtat e bizneseve të Luis Enrikes dhe të bashkëshortes së tij Elena Kujej. Çifti u njohën mes tyre në vitin 1996, teksa një vit më vonë u martuan në bazilikën e Shën Mëria del Mar në Barcelonë.

Ata kanë qenë prindër të tre fëmijëve së bashku: Paço, Sira dhe Ksana, kjo e fundit e ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 9- vjeçare. Vajza tjetër, Sira, ndien përkushtim të veçantë ndaj botës së kalërimit dhe kuajve dhe ka marrë pjesë në evenimente të ndryshme si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar.

Luis Enrike dhe Elena janë parë në më shumë se një rast në këto kompeticione, por marrëdhënia e tyre me kuajt nuk përfundon me kaq. Trajneri aktual i Spanjës ka qenë përfaqësues i kompanisë “Ristar Horses SL” që nga prilli 2021, duke iu dedikuar edukimit sportiv dhe rekreativ.

Siç zbuloi “Vanitatis”, kompania në fjalë menaxhohet nga vetë Sira dhe nga “Patrimonial Lupasi SL”, krijuar në 1994-ën dhe administratori i cili është Luis Enrike.

Që nga viti 2016-të, Elena Kujej është avokate e kësaj kompanie. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Luis Enrikes zotëron një kompani në fushën e pasurive të paluajtshme.

Familja zotëron disa shtëpi si në Barcelonë, Sant Joan Despi, Sitges, Kastejdefels, Gihon, Ibiza e Almunjesar me një vlerë prej 9 milionë euro dhe fitime financiare prej 174 mijë eurosh vetëm në vitin 2019-të.

Por kohët e fundit, trajneri Luis Enrike ka shfaqur interes në investime në fushën e energjisë së rinovueshme. Së bashku me bashkëshorten e tij Elena zotërojnë kompaninë “Gesternova SA”, ku vetëm në vitin 2019-të kanë faturuar mbi 346 milionë euro.

Ndërsa hobi i fundit i Luis Enrikes është investimi në “Streamer”, por paratë e fituara nga transmetimet e tij (6-7 mijë euro për transmetim), ai i dërgon për bamirësi në ndihmë të fëmijëve onkologjikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"