Hallaçi rikthehet në rolin e kapitenit, por ka shpikje te Kukësi

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 23, 2016 | 10:06

Hallaçi rikthehet në rolin e kapitenit, por ka shpikje te Kukësi

Ndryshe nga sa ishte parashikuar, te skuadra e Kukësit dje është zhvilluar një mbledhje e ngushtë, ku ka marrë pjesë vetëm stafi drejtues. Çështja kryesore e diskutuar ka qenë shiriti i kapitenit, i cili kishte mbetur pa “pronar” pas largimit të Malotës drejt Partizanit.

rrahman hallaci

Në lidhje me këtë çështje, presidenti Gjici ka dëgjuar mendimin e trajnerit Gjoka, i cili ka propozuar Ylli Shametin si kapitenin e ri. Por, gjirokastriti është shprehur se në skuadër ka lojtarë më të vjetër se ai. Një gjë e tillë bëri që balotazhi të ishte mes Hallaçit dhe Musollit, por edhe ky i fundit nuk është përmendur më gjatë bisedës.

Ndërsa drejtori Dervishi mësohet të ketë propozuar lojtarë që kanë vetëm një vit që luajnë në skuadër, çka ka bërë që presidenti Gjici t’i hedhë poshtë alternativat e tij. Kështu, duke qenë se Hallaçi ka mjaft vite përvojë që është dhe kuksiani i vetëm në formacionin titullar, presidenti me trajnerin Gjoka vendosën t’ia ribesojnë shiritin sërish.

kukesi stervitje

Sapo është marrë vendimi ka qenë vetë presidenti që ka telefonuar Hallaçin, të cilin e ka thirrur në takim, më pas i ka komunikuar vendimin e marrë dhe i ka uruar suksese. Më pas janë vendosur zëvendëskapitenët, të cilët do të jenë tre të tillë, Ylli Shameti, Besar Musolli dhe, në mungesë të këtyre, do jetë Edon Hasani, praktikë e cila futet për herë të parë në një skuadër futbolli.

SKERDILAID SULOZEQI






www.minuta90.com