Guri e pranon: Në fund të sezonit do largohem nga Kukësi, ja ku më pëlqen të luaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2018 | 13:32

Guri e pranon: Në fund të sezonit do largohem nga Kukësi, ja ku më pëlqen të luaj

Sulmuesi i Kukësit, Sidrit Guri, foli para ndeshjes me Kamzën për emisionin “Gol pas goli” në Supersport.

Guri

Mungesa në ndeshjen e sotme?

Nuk jam ndierë mirë këtë javë, pasi dua të luaj gjithmonë dhe të jap kontributin tim për ekipin.

Golat e shënuar javët e fundit…

Ndihem keq pasi dua të jem vazhdimisht në lojë dhe të shpreh vlerat e mia. Në dy fazat e para nuk kam qenë sulmues i mirëfilltë, ndërsa me ardhjen e Pakultit jam sulmues kryesor, prandaj kam shënuar dhe më tepër.”

Pse merrni kaq shumë kartona?

Si sulmues i vetëm që jam, kam më shumë presion dhe kam dalë nga vetja. Kam qenë nervoz në lojë, por besoj se në ndeshjen me Flamurtarin nuk e meritoja kartonin.

Këpuca e Artë?

Shpresoj ta arrij të shpallem golashënues, por nuk ka shumë rëndësi për mua, pasi më shumë rendësi ka të ndihmoj skuadrën.

A ka oferta konkrete për shërbimet tuaja?

Nuk më kanë thënë diçka konkrete, por ka interesime mjaftueshëm dhe them se në fund të sezonit do lëviz.

Cila do të jetë preferenca juaj për tu transferuar?

Cila do të jetë më e mira për mua atje do shkoj. Kam qejf që të luaj në Evropë. Jam i ri dhe mund të rritem mjaftueshëm dhe të luaj në Evropë dhe jo të largohem pas saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"