Grushte te femrat, ndeshja Tirana-Vllaznia ndërpritet prej sherrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2023 | 15:31

Grushte te femrat, ndeshja Tirana-Vllaznia ndërpritet prej sherrit

Kryendeshja e futbollit të femrave, Tirana-Vllaznia, e zhvilluar  në kompleksin ”Skënder Halili” ka degjeneruar në dhunë, ku nuk kanë munguar edhe grushtet mes protagonistëve. Mesa duket dhuna në futbollin shqiptar nuk njeh gjini, dhe pasqyra më e mirë është ajo që ka ndodhur sot në fushë mes futbollisteve të Tiranës dhe Vllaznisë.

A43D9EB1-BA29-47EE-97B3-0BC05BB1E63F

Pas shpërthimit të dhunës në fushë, zyrtarët e ndeshjes e kanë parë të udhës që ta ndërpresin ndeshjen, e cila tashmë do të bëhet pjesë e shqyrtimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"