Grezda merr ftesë nga Kombëtarja e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2016 | 21:02

Grezda merr ftesë nga Kombëtarja e Shpresave

Eros Grezda ka marrë zyrtarisht ftesë nga Kombëtarja Shqiptare e  Shpresave për tu grumbulluar me grupin e Jupit që do të zhvillojnë dy ndeshje zyrtare ndaj Greqisë dhe Hungarisë më 24 dhe 28 mars.ftesaPas paraqitjes së tij të mirë me fanellën e Nk Lokomotivës së Zagrebit, shqiptari ka marrë tashmë dhe ftesën e shumëpritur nga grupi kuqezinjëve.

“Epoka e re” ka siguruar kërkesën e Federatës së Futbollit të Shqipërisë dërguar skuadrës ku aktivizohet shqiptari në kampionatin kroat- shkruan Telegraf.

“Kërkojmë nga ju që lojtarit Eros Grezda për periudhën 20-29 mars 2016 t’ia mundësoni të luajë në këto dy ndeshje zyrtare”, thuhet në kërkesën e Federatës Shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"