“Goli më i bukur i karrierës”, Peposhi pas triumfit ndaj Partizanit: Matematika na lejon të konkurrojmë për “Final 4”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2024 | 19:55

“Goli më i bukur i karrierës”, Peposhi pas triumfit ndaj Partizanit: Matematika na lejon të konkurrojmë për “Final 4”

Ergys Peposhi, ishte “heroi” i ndeshjes së Teutës kundër Partizanit. Ai shënoi një nga golat më të bukur të kampionatit, teksa arriti t’u dhurojë fitoren durrsakëve dhe t’i ndihmojë në luftën për mbijetesë. Megjithatë, në një prononcim për “MCN”, sulmuesi shprhu besimin se ekipi i tij do të luftojë për zonën e “Final 4”:

bandicam 2024-03-16 19-35-45-883

“Me vjen mirë që goli im i shërbeu ekipit për të marrë 3 pikët. Që me blerjet e janarit ekipi është forcuar shumë. Ky është goli me i bukur që kam realizuar ndonjëherë.

Të them të drejtën, kam bërë vetëm 2 ditë stërvitje, sepse e kisha këmbën  si të rënduar. Për sa i përket çerekfinales së Kupës, na dhemb sepse pësuam në minutën e fundit.

Ndërsa në kampionat, matematika na lejon të luftojmë për “Final 4”, do i marrim ndeshjet një nga një.”, tha futbollisti i durrsakëve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"