“Goli ishte me një dedikim”, Artan Jazxhi pas fitores me Tiranën: Kjo ishte një hakmarrje për Kupën, me Dinamon më e rëndësishmja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2024 | 21:55

“Goli ishte me një dedikim”, Artan Jazxhi pas fitores me Tiranën: Kjo ishte një hakmarrje për Kupën, me Dinamon më e rëndësishmja

Teuta fitoi me Tiranën 2-1 në “Air Albania”. Autori i golit të parë për durrsakët ishte mbrojtësi Artan Jazxhi, i cili tha pas ndeshjes se ky gol spektakolar, ishte dedikim për një person të veçantë.

bandicam 2024-03-29 21-38-31-308

“Të them të drejtën, me të vërtetë që ishte goli më i bukur në karrierë. Nuk është se kam shumë. Por më e rëndësishmja ishte fitorja me Tiranën se ishte si një hakmarrje pas asaj ndeshje Kupe, shumë i lumtur për fitoren.

Teuta pas janarit me afrimet e reja, ka ardhur një fryme e re, jemi më grup, shkojmë shumë mirë më njëri-tjetrin, kjo edhe falë rezultateve që po marrim.

Gjë e mirë është që nga poshtë po largohemi, lart është e vështirë, ndeshja e radhës me Dinamon do jetë vendimtare.

Me këtë fitoren e sotme na i lehtëson pak dhimbjet, kemi një ndeshje të prapambetur me Dinamon. Me këmbë në tokë, nëse fitojmë shikojmë nga lart, ekipi është i mirë.

Më ka emocionuar më shumë goli kundër Dinamos në minutën e fundit, por ky është më i rëndësishëm për mua. Ky ishte me një dedikim për një person të veçantë që ishte në stadium”- tha ai për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"