Goli i Ronaldos kundër Juventusit, vepra e artit do t’ju mahnisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 19, 2018 | 16:45

Goli i Ronaldos kundër Juventusit, vepra e artit do t’ju mahnisë

Kanë kaluar afërsisht 8 muaj nga ajo kryevepër e Kristiano Ronaldos kundër Juventusit në “Allianz Stadium”, kur portugezi shënonte për Realin me një roveshatë dhe i çonte shifrat në 2 me 0 duke i habitur të gjithë.

ronaldo

Goli ka ngelur në mendjen e të gjithëve dhe të gjithë janë të një mëndje se është një nga realizimet më të bukura të historisë së këtij sporti. Një artist nga Kolumbia ka krijuar një vepër të vërtetë arti, teksa është përpjekur, duke ja dalë në mënyrë thuajse perfektë, të kthejë edhe një herë në mendjet tona atë realizim të Ronaldos.

roni

Ai ka përdorur gurë të kristaltë “Swarovski” për të krijuar një vepër arti të mahnitshme. Mr. Bling Kolombia ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” me “yllin” portugez të Juventusit dhe kryeveprwn e tij dhe nënshkrimin: “Falenderoj Kristianon që besoi te talenti im, ecim përpara me ndihmën e Zotit.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"