Gol “alla” Van Basten, Xheko: Një nga tre realizimet më të bukura në karrierë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 21:38

Gol “alla” Van Basten, Xheko: Një nga tre realizimet më të bukura në karrierë

Edin Xheko, shënoi një gol me shumë peshë pasditen e sotme, për 3 pikët e para për Romën e tij, por gjithashtu edhe një rrjetë mjaft të bukur. Boshnjaku, golin si Van Basten, me këmbën e majtë që e çon topin në cepin tjetër të portës, e cilësoi si një nga 3 më të bukurit në karrierë.

xhekoo

“Klaivert më dha një krosim të bukur, dhe unë shënova një gol akoma më të bukur. Vjet shënova një më të bukur, ndoshta, por le të themi se rrjeta ime e sotme ndaj Torinos, futet tek një nga tre më të bukurat e karrierës.” – deklaroi Xheko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"