ZYRTARE/ Goditje dyshe në merkato, Flamurtari prezanton një mbrojtës dhe një sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2019 | 17:27

ZYRTARE/ Goditje dyshe në merkato, Flamurtari prezanton një mbrojtës dhe një sulmues

Edhe pse ditën e sotme, trajneri Gerd Haxhiu dhe drejtori sportive Artim Pollozhani dhanë dorëheqjen, te Flamurtari vazhdojnë me prezantimet në merkato. 

flamurtari-vlor-5d6da001-b40c-4ecf-acbe-2497313debd-resize-750

Pas Hoxhajt dhe Sukajt, klubi vlonjat ka bërë publike edhe 2 goditjet e radhës në merkato, ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport” disa orë më parë. Bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Vllaznisë, Olsi Gocaj dhe sulmuesin Jurgen Vatnikaj. Që të dy këta futbollistë do të jenë pjesë e kuqezinjve në sezonin e ri.

Gocaj

Kujtojmë që Gocaj u largua nga Vllaznia, pasi nuk ishte në planet e trajnerit Jonuz, ndërkohë që Vatnikaj sezonin e fundit ishte pjesë e Kastriotit.

Vatnikaj

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"