Goditja e radhës për Kurtua, portieri i Realit dëmton meniskun… e këmbës tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2024 | 18:00

Goditja e radhës për Kurtua, portieri i Realit dëmton meniskun… e këmbës tjetër

Një tjetër goditje për karrierën e Tibo Kurtua. Portieri i Real Madrid dhe Belgjikës, i cili ishte në fazën e riaftësimit nga ndërhyrja kirurgjikale në gju, tashmë ka shfaqur probleme serioze në gjurin e këmbës tjetër.

asdsadsasaddsadsadsa

Gjatë stërvitjes së sotme, portieri ka ndjerë dhimbje në gjurin e këmbës së djathtë dhe është dërguar menjëherë për teste të specializuara, ata kanë konfirmuar më të keqen, këputje të meniskut të brendshëm të gjurit të djathtë. Kjo ishte një ndalesë e vështirë për portierin belg, i cili është jashtë fushave të blerta që nga gushti i vitit të kaluar kur këputi ligamentin kroçiat të gjurit të majtë.

Ai nesër pritej të luante një miqësore me Realin dhe të tregonte se ishte gati për kthimin në fushë edhe në ndeshje zyrtare. Por tashmë kjo ndalesë e detyron atë të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 6-7 javë të tjera, në varësi të evoluimit të situatës me këtë shqetësim të ri fizik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"