Godet Kastrioti, akord me Enkel Alikajn

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 27, 2015 | 19:59

Godet Kastrioti, akord me Enkel Alikajn

AlikajDrejtuesit e Kastriotit nuk po dinë të ndalen në këtë merkato, duke treguar se do të hyjnë me pretendime sezonin e ri futbollistik. Kështu, ditën e djeshme krerët krutanë kanë bërë goditjen e radhës, teksa kanë afruar mesfushorin Enkel Alikaj. Një lajm të tillë e kanë bërë të ditur për “Panorama Sport” jo vetëm burimet pranë presidencës krutane, por edhe vetë futbollisti, i cili e njeh mirë këtë ambient. Palët fillimisht kanë arritur akordin mes tyre, për t’u konkretizuar në ditët në vazhdim, ku edhe do të nënshkruajë kontratën që do ta mbajë të lidhur me Kastriotin sezonin e ri.

Mesfushori i njohur, i cili është aktivizuar me disa skuadra të Superiores është një njohje e vjetër për sportdashësit krutanë, i cili ka qenë pjesë e Kastriotit, kur ky ekip militonte në Kategorinë Superiore. Jakupi- Krutanët janë duke vijuar me intensitet përgatitjet, me nga dy seanca në ditë. Kjo ngarkesë do të vijojë deri në fundjavë. Ndërkohë që ka sinjale pozitive për mbrojtësin Akil Jakupi, i cili prej ditësh po vijon procesin stërvitor i diferencuar me pjesën tjetër të grupit.

Gjendja e tij, sipas kryeqytetasit, ka ardhur duke u përmirësuar dhe ka të ngjarë që në fundjavë t’i bashkohet skuadrës. Miqësorja – Kastrioti të premten do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, teksa do të përballet ndaj Elbasanit në “Elbasan Arena”. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë trajneri Elvis Plori, i cili ka theksuar se do të jetë testi i fundit përpara sfidës së parë të kampionatit. Ndeshja ndaj Elbasanit do të shënojë edhe fundin e përgatitjeve në qytetin liqenor.






www.minuta90.com