Gjoka: Formacionin e vendos nesër; Hallaçi: Fitojmë trofeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2016 | 14:48

Gjoka: Formacionin e vendos nesër; Hallaçi: Fitojmë trofeun

Në prag të ndeshjes së Superkupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Kukësit, e cila do të luhet ditën e nesërme në orën 20:00 në “Selman Stërmasi”, trajneri i skuadrës verilindore Ernest Gjoka, së bashku me kapitenin Hallaçi dhe zv. kapitenin Shameti, kanë dalë në një konferencë për shtyp.

kukesi

Gjoka

“Jam i sigurt se skuadra do të bëjë një ndeshje shumë të mirë, pasi kemi punuar për këtë takim. Faza përgatitore ka shkuar mjaft mirë dhe jam i sigurt se ekipi po e përthith filozofinë time të punës. Kemi një gjendje të mirë dhe jam i sigurt se do të zhvillojmë një takim të mirë.

konference2-300x200

Formacionin do ta vendos nesër dhe do ta shihni në fushë, të gjithë futbollistët janë të barabartë te unë. Skemat ndryshojnë gjatë lojës nga 4-4-2 ndryshojnë në varësi të ndeshjes. Deri në fund të merkatos do të presim. Gjithmonë jemi të hapur për afrime të mira dhe që rrisin cilësinë e skuadrës, por ekipi është i kompletuar.”

Hallaçi

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer si kapiten. Unë jam i nderuar dhe i falenderoj të gjithë. Gjithmonë kam dhënë më të mirën për këtë ekip si në periudhën që kam mbajtur shiritin si atëherë kur nuk kam qenë kapiten.

hallaciE dashuroj Kukësin dhe do të jap gjithmonë më të mirën për këtë qytet dhe ekipin tim. Nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë. E vlerësojmë kundërshtarin, por ne do të bëjmë lojën tonë. Shpresojmë që në fund të rrëmbejnë edhe trofeun.”

Shameti

shameti“Jemi në gjendje të mirë. Trajneri ka punuar mjaft mirë dhe do të japim maksimumin. Shpresojmë që të ia arrijmë qëllimit. E dimë se kemi përpara një skuadër të vështirë, por besojmë në forcat tona.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"