Gilman Lika: Nuk i kam thënë “jo” Tiranës e Partizanit, ja kushtet për klubin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2015 | 10:43

Gilman Lika: Nuk i kam thënë “jo” Tiranës e Partizanit, ja kushtet për klubin

Gilman Lika prezanton fanellen pas rinovimit me TiranenGilman Lika është ende i pavendo sur. Edhe pse ka arritur një marrëveshje në parim me Vllazninë, mesfushori nuk i cilëson ende të mbyllura pistat e tjera të merkatos.

Shkodrani mban ende “ndezur” derbin, teksa e thotë hapur që Tiranës dhe Partizanit nuk i kanë thënë “jo”-në përfundimtare.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, 28-vjeçari zbardh gjithçka rreth planeve për të ardhmen.

Lojtari shpjegon se, përtej bisedës që ka zhvilluar me drejtuesit e Vllaznisë, me të cilët ka arritur edhe akord financiar, ka vendosur si kusht ndërtimin e një ekipi pretendent. Pra, nuk përjashtohet mundësia e një “divorci”, nëse deri në fundin e muajit qershor, në Shkodër nuk do të kenë ndërtuar një grup kompetitiv.

Vllaznia

Ai nuk e fsheh aspak dëshirën për të kontribuar edhe për një sezon me ekipin e Vllaznisë, por më shumë se financat prioritet për të mbeten pretendimet në grup.

“Natyrisht që jam i kënaqur që kam rënë dakord me klubin në aspektin financiar. Por, edhe më herët u kam komunikuar drejtuesve se shifrat nuk do të jenë kurrsesi pengesë në nënshkrimin e një kontrate. Për mua ka shumë rëndësi që unë të jem pjesë e një skuadre kompetitive. Pra, dua që politikat e Vllaznisë këtë sezon të jenë madhore. Ndaj nuk kam firmosur ende marrëveshjen e rinovimit. Gjithçka është e hapur, të paktën deri në fund të këtij muaji. Do të shikoj fillimisht sesi do të jenë lëvizjet e klubit dhe, më pas, do të vendos mbi të ardhmen time”, tha fillimisht shkodrani.

Derbi

Shkodrani mësohet se ka pasur oferta nga klube. Më konkretet vijnë nga kryeqyteti, pra Partizani dhe Tirana. Por, veç Superiores, ai ka pasur interes edhe nga ekipe të huaja. Megjithatë, sikundër e ka sqaruar më lart, fillimi i muajit korrik do të shoqërohet me një vendim final.

“Unë dua që t’i falënderoj ekipet që kanë shprehur interes për mua. Këtu i drejtohem konkretisht Partizanit, po ashtu edhe Tiranës. Pavarësisht se e thashë që dëshirën e kam që të jem pjesë e Vllaznisë, madje në aspektin financiar kemi gjetur edhe gjuhën e përbashkët, unë ende nuk u kam dhënë një përgjigje përfundimtare klubeve kryeqytetase. Pra, akoma nuk u kam thënë ‘jo’. Unë i respektoj që të dyja këto skuadra, me të cilat jam ende në bisedime. Ndaj po e ritheksoj se përgjigjen time do ta jap vetëm pasi të shikoj ecurinë e punëve te Vllaznia, pritje që do të zgjasë deri në fund të qershorit”, përfundoi Gilman Lika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"