Gilman Lika detyrohet të lërë grumbullimin e Tiranës në Zlatibor

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Korrik 24, 2016 | 15:48

Gilman Lika detyrohet të lërë grumbullimin e Tiranës në Zlatibor

Mesfushori i Tiranës, Gilman Lika, është nisur sot drejt Shqipërisë, duke braktisur fazën përgatitore të bardhebluve në Zlatibor të Serbisë. Shkak është bërë një dëmtim i marrë nga futbollistit, i cili praktikisht nuk ka zhvilluar fazën përgatitore me shokët e tij.

gilman lika

Që në ditën e parë të grumbullimit në Serbi, Lika është stërvitur i diferencuar pas dëmtimit të marrë në gju. Tirana konfirmoi sot lajmin se ky dëmtim është më serioz sesa mendohej, ndaj ishte e kotë që futbollisti të vazhdonte të qëndronte në Serbi ku nuk mund të merrte shërbimin e duhur.

gilman lika

“Mesfushori pësoi një dëmtim në gju që në ditët e para stërvitore dhe pasi bëri rezonancën magnetike, mësoi nga stafi mjekësor se do t’i duhen tre javë pushim për të rikuperuar dëmtimin e pësuar.

13709922_1729627740626674_6416645895087706773_n

Për të mos humbur kohë, Lika është rikthyer sot në Shqipëri për të nisur terapinë rehabilituese për gjurin e dëmtuar. Mesfushori ka lënë paradite Zlatiborin për t’u kthyer një javë para skuadrës në Tiranë”, konfirmoi klubi bardheblu nëpërmjet një njoftimi.





www.minuta90.com