“Gazzetta dello Sport”: Si Ronaldo mposhti heroin e Xhani De Biazit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2016 | 23:22

“Gazzetta dello Sport”: Si Ronaldo mposhti heroin e Xhani De Biazit

Eliminimi i Shqipërisë nga kampionati Europian nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Gazeta më e madhe sportive në Itali “La Gazzetta dello Sport” shkruan se humbja e “axurrëve” ndaj Irlandës nuk rëndoi mbi trajnerin De Biazi, pasi eliminimi i kuqezinjve kishte ardhur më herët me barazimin mes Hungarisë dhe Portugalisë (3-3).

192701981-328ef431-32ff-4ca8-b24a-3d304910945e

“Xhani De Biazi po mësonte se si të shkruante emrin e heroit, Balazs Dzsudzsak, por Kristiano Ronaldo u zgjua me dy golat e tij duke thyer ëndrrën e trajnerit dhe të gjithë popullit shqiptar që gjithsesi, do të vinte pas fitores së Irlandës ndaj Italisë. Mungesa e fitores së Hungarisë ndaj Portugalisë, kishte vulosur lamtumirën e shqiponjave nga Europiani”,-shkruan gazeta italiane.

13450958_1225713940808116_5162672038851128512_n

Ndërsa shton se në klasifikimin e më të mirave të vendeve të treta, Shqipëria e mbyll e fundit bashkë me Turqinë.

E përditshmja italiane bën edhe një përshkrim të shkurtër të suksesit të kuqezinjve të arritur për herë të parë në finalet e një europiani, duke përmendur golin e Sadikut që i dha fitoren Shqipërisë në ndeshjen e fundit ndaj Rumanisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"