Ftohja mes drejtuesve nga shkarkimi i Lerdës, ja situata te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2019 | 18:30

Ftohja mes drejtuesve nga shkarkimi i Lerdës, ja situata te Partizani

Partizani prej dy vitesh është në frenat e drejtorit të përgjithshëm Olsi Rama, i cili me organizimin e tij bëri që të kuqtë të kthehen te titulli pas 26-vitesh. Edhe fillimi i këtij sezoni ka vijuar në menaxhimin e drejtorit Rama, gjë të cilën e ka cituar shpesh edhe presidenti Gaz Demi. 

Lerda-Rama

Sa herë presidenti është pyetur për çështje teknike, organizative apo merkatoje, ai ka deklaruar: Pyesni drejtorin, ai po merret me këto çështje. Por transformimi për keq i skuadrës në këtë pjesë të parë të sezonit pas titullit ka bërë që t’i soset durimi presidentit Demi, i cili në mënyrë ekskluzive mori vendimin për shkarkimin e trajnerit Franko Lerda pas humbjes në derbi.

demi duka rama

Në kohën që Demi vendosi për shkarkimin e trajnerit, drejtori nuk ka qenë në Shqipëri dhe gjithçka është bërë nga vetë presidenti.

Mësohet se zgjedhja e presidentit pa u konsultuar ka bërë që të krijohet një ftohje mes drejtuesve të lartë të Partizanit, ndonëse në Durrës ata ishin në stadium pranë njëri-tjetrit. Pas largimit të Lerdës, si asnjëherë tjetër, Demi ka ndjekur çdo stërvitje të ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"