FSHF e “zyrtarizoi“ para kohe në Elbasan, Struga luan në stadium tjetër ndeshjen e play-off

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2023 | 21:07

FSHF e “zyrtarizoi“ para kohe në Elbasan, Struga luan në stadium tjetër ndeshjen e play-off

Struga nuk do të luajë ndeshjen e saj të play-off të Ligës së Konferencës në Shqipëri. Ka qenë vetë klubi i cili ka bërë të ditur se me miratimin e UEFA-s, ndeshja ndaj Breidablik do të luhej në stadiumin e Ohrit.

sadassdasdadas

FSHF gjatë ditës së sotme kishte bërë “zyrtare” zhvillimin e ndeshjes në fjalë të enjten e ardhshme në “Elbasan Arena”, duke caktuar edhe orën 19:00 për fillimin e saj. “Sfida Struga-Breidablik, e vlefshme për fazën play-off të UEFA Conference League, do të luhet më datën 24 gusht në stadiumin “Elbasan Arena”, ora 19:00. Vendimi është marrë në konsultim mes UEFA-s, Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi stadiumi i Strugës nuk plotësonte kriteret e qeverisë së futbollit europian për ndeshjet e kësaj faze. Gjithashtu, asnjë stadium tjetër në Maqedoninë e Veriut nuk përmbush aktualisht kriteret e UEFA-s dhe për këtë arsye u ra dakord me FSHF, që ndeshja e parë e Strugës të luhet në Shqipëri”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.

Megjithatë, Struga konfirmoi sot pasdite se situata ishte krejtësisht ndryshe dhe se kishte një stadium që plotësonte kushtet dhe ai ishte i Ohrit, ku kishte luajtur në turin e parë të Ligës së Kampioneve.

“Ndeshjen e parë të fazës “play-off” në Ligën e Konferencës kundër skuadrës përfaqësuese të Islandës, Breidablik, do ta zhvillojmë në Ohër. Kështu ka vendosur UEFA, pavarësisht se kishte edhe shumë opsione tjera, si stadiumi i Strumicës, apo edhe ai i “Elbasan Arena”.

Po në stadiumin e Ohrit, ekipi i Struga Trim Lum zhvilloi edhe takimin e parë kualifikues të këtij edicioni në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Zhalgiris, ndërsa sërish do të jemi nikoqir, këtë herë në fazën “play-off” ndaj skuadrës islandeze të Breidablik. Takimi në fjalë në program do të jetë me datë 24 gusht me fillim në ora 17:00”, saktësoi Struga në njoftimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"