Frika nga gjyqet, Solomonin e largojnë nga ekipi: Erdhi me dokumentacion sikur ishte 18 vjeç…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 11, 2020 | 23:52

Frika nga gjyqet, Solomonin e largojnë nga ekipi: Erdhi me dokumentacion sikur ishte 18 vjeç…

Vetëm 10 ditë ka qëndruar në Berat mesfushori i majtë, Emanuel Solomon. Ai luajti në dy ndeshje miqësore me skuadrën beratase, ndaj Orikut dhe Naftëtarit. 

tomori miqesore

Loja e mesfushorit ishte vlerësuar me nota pozitive, madje pati edhe një konfirmim nga klubi për qëndrimin te Tomori pas ndeshjes me Naftëtarin, por papritur ka ardhur “divorci”.

“Panorama Sport” mëson se është klubi beratas që e ka prishur akordin e mëparshëm. “Kemi shkëputur me mirëkuptim marrëdhënien me Emanuel Solomonin. Nuk mund të paguanim detyrime për një futbollist të huaj, që vjen me dokumentacion sikur të jetë 18 vjeç. Ka kosto financiare në raste të tilla dhe për të mos pasur telashe në të ardhmen, vendosëm të shkëpusim marrëdhënien.

Kontratë nuk kishim firmosur. Për dokumentacionin duheshin shpenzuar 30 mijë euro, por, duke gjykuar edhe nga rastet që po dëgjojmë për disa skuadra shqiptare që përfundojnë me gjyqe dhe gjoba nga FIFA, u vendos ta mbyllim këtu gjithçka”, sqaroi dje për gazetën drejtori teknik i beratasve, Avenir Bejo.

Beratasit kanë bërë shumë afrime këtë verë, kanë marrë thuajse një skuadër të tërë.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"