FOTO+VIDEO/ Shkopa e flakadanë, plas sherri në Greqi. Tifozët e Olimpiakosit gjakosin ata të Bajernit. Pamje të frikshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 20:50

FOTO+VIDEO/ Shkopa e flakadanë, plas sherri në Greqi. Tifozët e Olimpiakosit gjakosin ata të Bajernit. Pamje të frikshme

Pamje të turpshme ato që vijnë nga Athina, në ndeshjen e të rinjve mes Olimpiakosit dhe Bajernit të Mynihut.

greqi sherri

Në stadiumin “Peristeri”, në minutën e 84-t të ndeshjes që po luanin ekipet U-19, ndodhi diçka e paimagjinueshme. Huliganët e Olimpiakosit, pushtuan fushën me shkopa dhe materiale të forta nëpër duar, dhe shkuan për të sulmuar tifozët e Bajernit, edhe me flakadanë.

Për disa minuta, ndeshja dhe gjithçka ngriu aty, ndërkohë që lojtarët dolën nga fushë. Pamjet që shfaqin mediat greke, tregojnë tifozë të gjakosur pas sherrit.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte falja që klubi i Olimpiakosit i kërkoi tifozëve të Bajernit, ndërkohë që UEFA pritet të ndëshkojë ashpër klubin grek për këto trazira. Ndërkohë, pamjet e mëposhtme janë vërtetë të frikshme.

2224656_1 2224657_1 4931117_1_0 4931115_1_0 4931121_1 4931119_1 ntou

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"