LISTA E PLOTË/ Tituj nderi dhe pllakata, ja vlerësimet për figurat e sportit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2018 | 21:09


LISTA E PLOTË/ Tituj nderi dhe pllakata, ja vlerësimet për figurat e sportit

Federata Shqiptare e Futbollit organizon mbrëmjen e djeshme, festën e fundivitit 2018, duke mbledhur kështu të gjitha klubet dhe ikonat e futbollit shqiptar, në një nga sallat e hoteleve në kryeqytet.

armand duka sinan idrizi

Të pranishëm në këtë mbrëmje gala ishin shumë personalitete të botës së futbollit si dhe drejtues e gazetarë të ndryshëm.

cana rama lika

Në fotot e kapura nga “Panorama Sport”, në një moment Safet Gjici po diskutonte me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavo. Pas blerjes së Rrocës, mesa duket Kukësi e ka “piketuar” edhe Shkurtajn nga bluzinjtë, ku konkurrent ka edhe klubin e Partizanit.

gjici tavo

agron duka olsi rama

 

cana murati

Në fjalën e presidentit Duka për mirëseardhjen e të ftuarve, shumë prej tyre e ngacojnë me batuta nga salla, dhe buzëqeshja nuk i mungon presidentit shumë herë gjatë fjalës.

armand dukaa

Të pranishëm janë edhe mjekët e ekipit Kombëtar, Ylli Mihali, Altin Haxhia dhe Arzen Voci, njëkohësisht tre breza të stafit mjekësor të Tiranës.

duka halili arbi laci doktoret e kombetare nuri halili dervishi

Legjendat e Kombëtares, i ka bashkuar Lorik Cana, ku poston një foto bashkë me Edvin Muratin, Klodian Duron dhe Elvin Beqirin, të katërt pjesë e suksesit historik ndaj Greqisë, 2-1 në 4 shtator 2004.

cana murati duro beqirigjici takaj armand duka agron duka armand duka agron duka fatmir mediu duka laska kokedhima duka kokedhima gjici duka

Në mbrëmjen e organizuar nga FSHF, janë shpërndarë edhe disa çmime për legjendat e futbollit shqiptar, por edhe për më të mirët e sezonit që lamë pas.

ÇMIMET: 

NDERI I FUTBOLLIT SHQIPTAR

Qamil Teliti (pas vdekjes): “Një prej futbollistëve më të shquar shqiptarë të pasluftës. Anëtar i skuadrës kombëtare, e cila arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Ballkaniadën e vitit 1946. Protagonist i këtij triumfi me golin e shkëlqyer, shënuar kundër Rumanisë. Ka një kontribut të shquar në zhvillimin e futbollit në qytetin e Kavajës”.

Perlat Musta: “Një nga talentet më të spikatur të futbollit shqiptar në mesin e viteve ‘70. Me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme që vazhdoi për mbi dy dekada. Portier i shquar i Partizanit dhe ekipit kombëtar, duke qenë gjithmonë lojtar kyç i tyre. Ka arritur të fitojë dy herë Kampionatin Ballkanik në vitet 1978 dhe 1981″.

Edvin Murati: “Futbollist i viteve 2000, i zbuluar si talent nga ekipet e moshave në Shqipëri dhe i rritur në një nga shkollat më të rëndësishme franceze të futbollit, siç është ajo e PSG-së. Me një kontribut të jashtëzakonshëm në ekipin kombëtar, duke qenë protagonist në shumë suksese të rëndësishme. Mbetet një prej figurave më të dashura për tifozërinë shqiptare”. Legjenda e futbollit shqiptar:

Genc Tomorri: “Lojtar i spikatur i Partizanit gjatë viteve ‘80-‘90. Kampion i Ballkanit me Kombëtaren Shpresa në Volos, Greqi, në vitin 1981. Protagonist si në kampionat, ashtu edhe në ndeshje ndërkombëtare, ku arrin që të shënojë në transfertë ndaj skuadrave të mëdha si Gjermania Perëndimore apo Austria e Vjenës. Me kontribut në fushën e trajningut dhe drejtimit të klubit Partizani”.

Osman Mema: “Një prej futbollistëve protagonist të viteve ‘60-‘70. Ka kontributin e tij duke luajtur me dy nga skuadrat më të rëndësishme dhe njëkohësisht rivale, Tiranën dhe Partizanin. Me të dyja skuadrat ka fituar 7 tituj kampionë dhe dy Kupa të Shqipërisë. Është fituesi i medaljeve të argjendta në turneun prestigjioz të Hanoit”. Agim Canaj: “Futbollist i spikatur gjatë viteve ‘80-‘90. Kapiten i skuadrës Shpresa, që në vitin 1983 arriti në çerekfinalet e kampionatit Europian të futbollit, duke eliminuar Gjermaninë Perëndimore dhe duke regjistruar një rezultat historik për Shqipërinë. Ka dhënë një kontribut të shquar në sukseset e skuadrës së Dinamos, me të cilën është shpallur kampion kombëtar. Ka luajtur me sukses edhe në kampionatin rumun”.

PLLAKATË

Ferit Borshi: “Mesfushor i njohur i Vllaznisë së viteve ‘70-‘80, ku ka arritur një seri suksesesh me këtë skuadër, duke u shpallur kampion kombëtar dhe fitues i Kupës së Shqipërisë. Përfaqësues i një brezi futbollistësh të talentuar shkodranë. Mesfushor elegant dhe plot fantazi me një kontribut të vlerësuar edhe në fushën e trajningut”.

Kastriot Hysi: “Lojtar i Partizanit dhe i ekipit kombëtar shqiptar të mesit të viteve ‘70-‘80. Një futbollist i fortë me cilësi të jashtëzakonshme fizike. I rritur ne shkollën e futbollit të qytetit të Elbasanit, ai ka arritur kulmin e karrierës së tij sportive në Tiranë me fanellën e Partizanit. Gjithashtu, është shpallur kampion dhe fitues i Kupës së Republikës”.

Ardian Popa: “Futbollist i shquar i Elbasanit në fundin e viteve ‘70-‘80. Është shpallur kampion kombëtar me këtë skuadër në vitin 1984, duke përmbysur hierarkinë e skuadrave të mëdha shqiptare. Ka qenë anëtar i ekipit Shpresa, i cili në vitin 1981 arriti që të fitonte Kupën e Ballkanit”.

Dashnor Bita: “Pjesë e një brezi të shkëlqyer futbollistësh që krijuan Apoloninë simpatike të mesit të viteve ‘80. Lojtar i fortë dhe i shpejtë, që arriti bashkë me skuadrën e tij të luante në kupat e Europës dhe të krijonin profil simpatik të futbollit fierak”.

Vladimir Skuro: “Një prej talenteve të shkollës së futbollit në Kuçovë. Ka spikatur në mesin e viteve ‘80 me këtë skuadër të vogël, por simpatike. Për disa vite ka dhënë kontributin e tij edhe me ekipin e Partizanit”.

Ndërkohë, futbollisti më i mirë i vitit është shpallur Lorenc Trashi, ndërsa në futbollin e femrave, Megi Doçi është shpallur futbollistja më e mirë. Nuk ka dyshime për arbitrin më të mirë, dhe ai që zgjidhet është Enea Jorgji.

megi doci

 

OLSI TUJANI



Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/