FOTO / Teuta “sfidon” mosbesuesit pas kualifikimit: Ne jemi kampionët!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 27, 2021 | 20:45

FOTO / Teuta “sfidon” mosbesuesit pas kualifikimit: Ne jemi kampionët!

Teuta ka kaluar disa javë shumë të vështira pas eliminimit në Ligën e Kampioneve e më pas edhe një humbje që pakkush e parashikonte në shtëpi përballë Inter D’Eskaldes në Ligën e Konferencës. Por suksesi në transfertë me përmbysjen që i mundësoi kualifikimin, ka lehtësuar përsëri durrsakët duke hequr trysninë ndaj tyre.

teuta postimi

Kështu, menjëherë pas ndeshjes është shfaqur postimi i zakonshëm në rrjetet sociale me rezultatin e sfidës. E më pas, është shfaqur një postim i dytë, duke u kujtuar të gjithë atyre që kishin kritikuar durrsakët, se kjo ishte skuadra e cila kishte dominuar futbollin shqiptar në vitin e fundit.

“Ne jemi kampionët”, ishte postimi i Teutës pas përfundimit të duelit, duke i lëshuar dorashkën e sfidës të gjithë atyre që kishin dyshuar se ky ekip mund të kalonte ture në Europë.

Një postim që zgjati vetëm pak minuta online, pasi u hoq për t’u zëvendësuar me videon e festimeve pas suksesit ndaj Inter D’Eskaldes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"