FOTO/ Identifikohet personi që goditi Tedi Carën me shishe me ujë të ngrirë, teksa festonte për golin e shënuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2022 | 23:40

FOTO/ Identifikohet personi që goditi Tedi Carën me shishe me ujë të ngrirë, teksa festonte për golin e shënuar

Një 47-vjeçar është autori i cili ka dhunuar me shishe me ujë të ngrirë futbollistin e Partizanit. Policia e ka shpallur në kërkim dhe ka ngritur ndaj tij akuzën “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”. 

TEDI-CARA

Tedi Cara ishte protagonist në minutën e 14-të me një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit, por e shijoi vetëm për pak sekonda, sepse në momentin kur po shkonte të festonte te pankina, u godit nga një shishe dhe u gjakos.

Tedi Cara

Ai tregon se ka tri të çara në fytyrë dhe shtatë qepje gjithsej, teksa zbuloi në intervistën për “Panorama Sport” edhe detajin se shishja ishte me akull, çka e bën edhe më të dhunshëm këtë akt të tifozit, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

sdsd

asd

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim, për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit dhe ndërmjetësit sportiv”, shtetasin A. E., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë ndeshjes së futbollit “Kukësi-Partizani”, të zhvilluar më datë 19.09.2022, në stadiumin “Kukës Arena”,  ka hedhur një send të fortë (shishe me ujë të ngrirë) në fushë që ka goditur njërin nga futbollistët, shtetasin T. C. Vijon puna për kapjen e tij.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Supergol dhe 7 të qepura, rrëfehet Tedi Cara: Shishja ishte plot me akull, rrezikova edhe…

VIDEO/ Shënoi supergol ndaj Kukësit, Tedi Cara goditet me shishe nga tifozët verilindorë dhe gjakoset

U godit me shishe në fytyrë pasi shënoi, ja gjendja e Tedi Carës

Gjakosja e Tedi Carës nga tifozët, ja çfarë dënimi rrezikon klubi i Kukësit

U gjakos sulmuesi i Partizanit, Kukësi reagon kundër tifozëve të vet: Ngjarje e turpshme, kërkojmë falje

Shtatë qepje në fytyrë, Braçe publikon foton e frikshme të Carës: Futboll dhe gjak! Pse duhet të jesh i pasigurt nga dhuna e shkallëve?

“Tri pjesë të çara në fytyrë”, Tedi Cara rrëfen momentet e panikut në Kukës: Ja si qendron e vërteta…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"