Gjakosja e Tedi Carës nga tifozët, ja çfarë dënimi rrezikon klubi i Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 22:56

Gjakosja e Tedi Carës nga tifozët, ja çfarë dënimi rrezikon klubi i Kukësit

Ndeshja mes Kukësit dhe Partizanit do të sjellë pasoja të rënda për klubin verilindor për shkak të sjelljes së tifozëve të tij në tribuna. Këta të fundit goditën me shishe në fytyrë Tedi Carën pasi ky i fundit po festonte golin që sapo u kishte shënuar vendasve.

cara

Një situatë e cila parashikohet në nenin 65 të Kodit të Disiplinës Sportive, i cili merr parasysh përgjegjësinë për sjelljen e spektatorëve. Në pikën 3b dhe 3c të nenit shpjegohet se në stadiume janë të ndaluara “b. sulmi fizik ndaj çdo pjesëmarrësi në ngjarjen sportive, qofshin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë të veprimtarive sportive apo shikues, ose përleshja fizike mes pjesëmarrësve dhe tifozëve; c. hedhja e sendeve në terrenin sportiv të lojës ose në tribunat e tifozëve”.

Ndërkohë, në pikën 4, sqarohen më pas ndëshkimet që duhet të jepen ndaj klubeve për sjelljen e tifozëve përkatës që janë në kundërshti me rregulloren:

“Në rastin e verifikimit të shkeljeve të mësipërme, ndaj personave juridikë, shoqatave dhe/ose klubeve ku konsiderohen si mbështetës spektatorët kundërvajtës, do të jepen dënimet si më poshtë:

  1. rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara në paragrafin 3, pa shkaktuar akte të dhunës ose ndërprerje të lojës, sanksionohen me dënimin gjobë.
  2. rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara në paragrafin 3, që shkaktojnë akte të dhunës ose ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen zhvillimit të jo më pak se 4 (katër) ndeshje pa spektatorë;
  3. rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara në paragrafin 3, që shkaktojnë akte të dhunës ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, sanksionohen zhvillimit të jo më pak se 6 (gjashtë) ndeshje pa spektatorë;
  4. rastet e verifikimit të sjelljeve të përshkruara në paragrafin 3, që shkaktojnë akte të dhunës ose ndërprerje përfundimtare të lojës, sanksionohen humbje të ndeshjes në tavolinë dhe zhvillimin e jo më pak se 8 (tetë) ndeshje pa spektatorë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"